Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një raportim të fundit në lidhje me situatën e zjarreve ka bërë të ditur se po vijon puna për shuarjen e 10 vatrave. Disa prej këtyre vatrave kanë qenë të reja, ndërsa disa janë vatra të vjetra, të cilat të favorizuara nga era dhe kushtet e tjera atmosferike janë përhapur.
Një vatër e re zjarri është shfaqur, nën ndikimin e erës në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku është punuar gjatë ditës nga forcat e FA për krehjen e zonës. Përhapja e zjarrit rrezikon kurorën e qytetit të Pukës, por nuk ka rrezik për banesa. Nesër do të vijojë sërish operacioni për vënien nën kontroll të situatës.
Ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia Fushë Arrëz u ndërpre si pasojë e telave elektrikë që rrezikonin punën e helikopterit holandez. Por në terren po punojnë rreth 100 forca të FA dhe pushtetit vendor. Nga ana e fshatit Kryezi është vënë nën kontroll.
Nga fshati Dardhë situata është më e rrezikshme dhe po punohet nga forcat për ta izoluar. Nuk ka rrezik për banesat.
Një zjarr me përmasa të mëdha u raportua në një sipërfaqe pyjore pishe dhe shkurre, midis fshatrave Lodertune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Mazreka është një zonë me vlera historike dhe turistike, ku ndodhen rrënojat e Kishës së Shatit, monument kulture i kategorisë së parë. Në mbështetje nga ajri është edhe helikopteri holandez.
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 Ha, ndërsa është djegur 15 Ha shkurre dhe pemë. Vatra ka qenë aktive brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri dhe gjatë kohës është përhapur në Veri-Lindje të fshatit Lalm të njësisë administrative Kolsh, Lezhë dhe të kufirit administrativ me njësinë administrative Rubik, bashkinë Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër, ku në gatishmëri është vendosur një mjet zjarrfikës i FA për ruajtjen e 4 banesave aty pranë. Vijon akoma mbështetja nga ajri dhe pas punës së ditës së sotme është arritur 60% e izolimit të vatrave. Nesër do të vijojë sërish operacioni për shuarjen përfundimtare.
Është përmirësuar disi situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku situata ishte përkeqësuar si pasojë e erës. Deri më tani flakët kanë përshkuar rreth 220 ha ahe, pishë, barishte e dushk dhe djegur 140 ha kullota. Veç forcave të FA, policisë, zjarrfikëses gjatë ditës ka punuar është helikopteri holandez, i cili ka ndihmuar në uljen e ritmit të përhapjes së zjarrit krahasuar me ditën e djeshme operacioni do të vijojë sërish nesër. Aktualisht nuk ka rrezik për banesa.
Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, pavarësisht punës së bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e ushtrisë për izolimin dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër. Pavarësisht punës së bërë nuk është arritur izolimi i flakëve që po përhapen në zonë pyjore. Nesër në mbështetje të forcave të pushtetit vendor do të shkojnë edhe rreth 30 efektivë të FA.
Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në fshatin Vanë, njësia administrative Delvinë, bashkia Delvinë. Forcat e zjarrfikëse janë në terren dhe aktualisht nuk ka rrezik.
Po ashtu një vatër e re është në fshatin Kamican, njësia administrative Zavalinë, bashkia Elbasan në pyll me pisha. Forcat e MZSH të bashkisë janë në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze