Talebanët kanë marrë qytetin e rëndësishëm strategjik Ghazni, kryeqytetin e 10 -të krahinor që ra në duart e militantëve në më pak se një javë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ghazni është në autostradën kryesore Kabul-Kandahar, që lidh fortesat e militantëve në jug me kryeqytetin, Kabul.
Marrja e Ghazniut mendohet të rrisë gjasat që talebanët përfundimisht të synojnë të marrin vetë Kabulin.
Pothuajse një e treta e 34 kryeqyteteve krahinore të vendit tani janë nën kontrollin e talebanëve.
Kryengritësit kanë lëvizur me shpejtësi, duke pushtuar territore të reja pothuajse çdo ditë, ndërsa trupat amerikane dhe të tjera të huaja tërhiqen pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.
Në Ghazni, një anëtar i këshillit krahinor i tha BBC se talebanët kishin marrë pjesën më të madhe të qytetit, me vetëm një bazë policie në periferi të kontrolluar nga forcat afgane të sigurisë.
Luftime të rënda u raportuan gjithashtu në qytetin e Kandahar të mërkurën ndërkohë që talebanët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll burgun e qytetit, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Kabul tha se po dëgjonte raportet se talebanët po ekzekutonin trupat afgane që po dorëzoheshin, duke thënë se ishte “thellësisht shqetësuese dhe mund të përbënte krime lufte”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles