LAJMI I FUNDIT:

Shemi flet pas tërheqjes nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë: Unë jam me Kosovë, këtu kam lindur dhe do të vdes

Shemi flet pas tërheqjes nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë: Unë jam me Kosovë, këtu kam lindur dhe do të vdes

“Festa e Birrës” në Korçë ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve që pas njoftimit të artistëve që do të marrin pjesë në të.

Kjo meqë në këtë eveniment u bë e ditur se do të marrë pjesë edhe këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.


Ish-frontmani i bendit “Bijelo Dugme” thuhej se dikur ka frymëzuar serbët për masakrat në Kosovë dhe kjo bëri që të ketë një valë të shkrimeve negative në media e faqet rozë.

E për këtë, një pjesë e artistëve nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e performancat e tyre në festivalin e Korçës që do mbahet nga 18-22 gusht.

Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA dhe Dren Abazi – ishin disa nga emrat që u tërhoqën nga pjesëmarrja në këtë festival dhe jo vetëm.

Shemi nga grupi “Ilirët” po ashtu pak më parë ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij eventi.

Të gjitha lajmet nga Shemi- Ilirët
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shemi- Ilirët

Në një prononcim për Telegrafin, artisti thotë se është me Kosovën pasi ka lindur dhe se do të vdes këtu.

“Janë ngatërruar gjërat arti me politikë. Protagonisti kryesor, Goran Bregoviq, me u rrok vëllazëria ndërmjet vete Kosova Shqipëria ne e kemi shpall këtë muzikant çetnik ndërsa Shqipëria për herë të dytë po e thërret në performancë, nuk e di as kush han e as kush pi, unë jam me Kosovë se këtu kam lindur e këtu do të vdes dhe nuk do të marrë pjesë ne Beer Fest Korçë se kështu ka vendosur Kosova”, ka thënë Shemi për Telegrafin.

Shemi (Foto: Ilirët/YouTube)

Sido që të jetë përkundër thirrjes për anulimin e ftesës për Bregoviq – nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli, ditë më parë tha se nuk do të tërhiqen nga koncerti pasi ai është një artist dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si diçka politike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori