Përkundër të gjitha vështirësive, Kosova është bërë një histori suksesi në kinematografinë ndërkombëtare. Dhe për më tepër, gratë regjisore kanë pasur një ndikim të madh në skenën e festivaleve ndërkombëtare, dhe të gjitha përmes filmave debutues.
Një numër i madh i grave regjisore nga Kosova kanë pasur sukses nëpër festivale të ndryshme të botës dhe kjo është një arsye e fortë që Programi i Fokusit të PriFest këtë vit t’iu kushtohet pikërisht atyre.
“La Vague de la Femme Kosovare” është titulli i programit të këtij viti, i cili përmban 6 filma, 4 prej të cilëve kanë premierë kombëtare në edicionin e 13 të PriFest.
“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë që prezantojmë një showcast filmash nga regjisore të reja dhe të shquara Kosovare. Programi do të pasohet nga disa panel diskutime gjatë festivalit, dhe jemi shumë të emocionuar sepse këto diskutime do bëhet me autorë dhe Casting Directors të shquar që do të jenë të pranishëm në PriFest”, tha drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha.
Gjithashtu pjesë e panel diskutimeve të këtij viti në programin Focus është regjisorja dhe skenaristja Kaltrina Krasniqi, e cila do të flasë për filmin e saj ‘Vera ëndërron detin’ i cili së shpejti do të ketë premierën botërore në IFF të Venecias.
Linja e plotë e: ‘La Vague de la Femme Kosovare’:
Zgjoi nga Blerta Basholli, Kosovë- Zvicër-Maqedonia e Veriut, 84 minuta
Burri i Fahrijes është i zhdukur që nga lufta e Kosovës, dhe bashkë me dhimbjen, familja e saj ka edhe probleme financiare.
Për të mundësuar mbijetesën për familjen, ajo nis një biznes të vogël bujqësor, por në traditën patriarkale fshatare ku ajo jeton, ambicja e saj dhe tentimet për të fuqizuar veten dhe gratë tjera nuk shihet si gjë pozitive. Ajo lufton jo vetëm për të mbajtur familjen, por edhe kundër komunitetit armiqësor që pret që ajo të dështon.
Andromeda Galaxy nga More Raça, Kosovë- Spanjë- Itali- Maqedoni e Veriut, 80 minuta
Lidhja mes babait dhe vajzës eksplorohet. Ai është vejan 52 vjeç, mekanik i papunë që jep me qera makinën për mbijetesë. Ajo ka qenë në jetimore. A mund të gjejnë një jetë më të mirë së bashku?
Luaneshat e Kodrës nga Luana Bajrami, Kosovë- Francë, 83 minuta
Diku në Kosovë, në një fshat të vogël, tri vajza të reja shohin se ëndrrat dhe ambicjet e tyre ngulfaten. Asgjë s’mund t’i ndal në kërkimin e tyre për pavarësi: është koha që t’i lëmë luaneshat të ulërijnë.
NË KࣿËRKIM TË VENERËS nga Norika Sefa, Kosovë- Maqedoni e Veriut, 111 minuta
Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e sajë patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kureshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë.
Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen” – thotë Venera.
Një tregim Prishtine nga Burbuqe Berisha, Kosovë, 85 minuta
Jeta e një çifti të ri të shtresës së mesme, Aurora dhe Beni, ndërron kur vajza e tyre, Fiona diagnostifikohet me leukemi dhe filon sfida për të gjetur paratë për trajtim jashtë vendit.
Gjatë përpjekjes për ti siguruar paratë, ata ballafaqohen me pjesën e errët të botës dhe përballen me beteja të ndryshme. Jeta e tyre e qetë dhe e lumtur merr kthesë drastike dhe ndërron tërësisht.
Zana nga Antoneta Kastrati, Kosovë- Shqipëri, 97 minuta
Zana është tregimi i Lumes, një grua shqiptare që jeton me burrin e saj Ilirin dhe vjehrrën e saj Remzijen në një fshat kosovar. Ajo ka humbur fëmijën e saj një dekadë më parë në luftë dhe tani është përhumbur nga tmerret e natës dhe nuk mund të mbesë shtatzënë. Të dëshpëruar për një fëmijë, familja braktis mjekësinë moderne dhe kërkon një shërues tradicional që mund ta kursejë atë. Lumja i nënshtrohet ritualeve dhe ekzorcizmave të përpunuara për ta larguar atë nga magjia e zezë që po shkakton infertilitetin e saj. Por kur ajo më në fund bëhet shtatzënë, e kaluara e saj e errët e kohës së luftës kthehet për ta torturuar atë dhe fëmijën e saj të pa lindur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit