LAJMI I FUNDIT:

​Zjarret e menaxhueshme në Bjeshkët e Nemuna, situatë më e rëndë në Viti

​Zjarret e menaxhueshme në Bjeshkët e Nemuna, situatë më e rëndë në Viti

Numri i vatrave të zjarreve që u shfaqën gjatë ditëve të kaluara në disa prej komunave të Kosovës, është duke rënë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj.

“Vazhdimësia e situatës me zjarre fushore dhe malore në gjithë territorin e Kosovës sot paraqitet dukshëm më e qete. Përveç një zjarri në Shalë të Bajgores i cili është në reagim nga kapaciteti lokal dhe i menaxhueshëm, të gjitha vatrat e zjarrit në Komuna tjera të cilat ishin aktive përcillen nga afër   dhe monitorohen për t’u mos u riaktivizuar”, u shpreh Koçinaj.

Ai shtoi se në komunën e Vitisë dhe Pejës ende po përcillen nga afër vatrat e zjarrit dhe sipas nevojës reagohet me kapacitet lokal te Njësive Profesionale Zjarrefikje Shpëtim-NJPZSH.

“Kapaciteti i Agjencisë Menaxhimit Emergjent – QO AME me Qendrat Operative Emergjente- QOE 112  vazhdon te përcjell zhvillimet dhe koordinimin e mbështetjes për autoritetin lokal ne gjithë territorin 24/7”, u shpreh Koçinaj.

Në anën tjetër Angjenica Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna në Shtupeq është i menaxhueshëm nga kapacitetet lokale.

“Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 në Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Kurse në Rajoni i Prishtinës janë shpërfaqur dy zjarre, ajo në lagjen Marigona dhe Barilevë e të cilat janë të lokalizuara ne tërësi.

Tutje në njoftim thuhet se “Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar”, thuhet në njoftimin e AME. Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar. Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat”.

Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori