LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, 340 mijë udhëtarë gjatë korrikut

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, 340 mijë udhëtarë gjatë korrikut

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” ka njoftuar se muaji korrik i këtij viti ka shënuar rekord sa i përket numrit të udhëtarëve krahasuar me të njëjtin muaj të dy viteve të kaluara.

Sipas njoftimit të ANP në muajin korrik e ka përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

“Muaji korrik i vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340, 446 udhëtarësh”. thuhet në njoftimin e ANP.


“Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104, 256 udhëtarësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/