Artist boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, është kthyer pa diskutim në një prej temave më të përfolura nga mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve.
Ardhja e shumëpërfolur e tij në festivalin e birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta te artistë e figura tjera publike, duke kërkuar bojkotimin e festivalit.
Krahas këngëtarëve që ishin prenotuar për të kënduar dhe kanë dhënë dorëheqje, një gjë e tillë ndodhi edhe me disa nga bizneset mbështetëse të festivalit – siç është rasti i Birrës Peja.
Ndërkohë, kjo është edhe arsyeja pse ka nisur së fundmi një peticion online në Change.org, ku kërkohet nga shqiptarët që të nënshkruajnë në emër të një thirrje kolektive që të anulohet pjesëmarrja e Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.
Sipas rregullave ligjore, duhet të jenë mbi 10 mijë nënshkrime që Qeveria apo Bashkia të marrë parasysh kërkesën, ndërkohë limiti startues është 500 – numër ky që mund të rritet në rast se numri i atyre që nënshkruajnë sa vjen e bëhet më i madh.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/bregos-1-e1628344491864.jpg)
Në përshkrimin e peticionit, iniciuesit përmendin si arsye të kërkesës për anulimin e pjesëmarrjes së Bregoviqit, faktin se Kosova ka ende plagë të hapura të luftës dhe se është ofenduese për shqiptarët që një artist me identitet e përkrahje serbe të performojë në një qytet shqiptar.
Ndërkohë një tjetër faqe e quajtur Korç Report në Facebook, e cila jep njoftimet më të fundit lidhur me regjionin e këtij qyteti, ka njoftuar se këtë të diel do të organizohet edhe një protestë paqësore në Korçë, me kërkesën ndaj organizatorëve që ta largojnë Goran Bregoviqin nga lista e artistëve pjesëmarrës në Festën e Birrës.
Protesta pretendohet të jetë paqësore dhe e heshtur, parashikuar të mbahet nesër (e diel) me fillim nga ora 11:00 dhe një kërkesë i është dërguar njësive komunale të qytetit.
Ky është njoftimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):
“Rezistenca kundër Goran Bregoviç në festën e birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.
Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më I fundit në reaksionin e pakënaqsive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.
‘Sapo dorzuam dokumentin ne komisariatin e Policia Korce qe njofton per proteste, per te ndaluar kengetarit Serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca .
Ju ftojm te gjithe Intelektualet , qytetaret nga te gjitha trojet Etnike te jen prezent, per te ndaluar kengetarin serb anti Shqiptarin Goran Bregovic.
Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR . Vendodhia katedralia ortodokse Korce Diten e diel Dt 08-08-2021 Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës”, shkruan Korça Report në Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-11-1-380x233.jpg)
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
![E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/l1091451-1-667a996273dcc-380x233.jpg)
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris
![Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/singers-380x233.png)
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"
![Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me pushime në jug, sjellin fotografi krah njëri-tjetrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-26-380x233.png)
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me pushime në jug, sjellin fotografi krah njëri-tjetrit
![“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-5-3-380x233.jpg)
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?
![Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-32-380x233.png)
Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë