Mos i hidhni qeset e çajit: Ka shumë arsye pse mund t’i përdorni edhe për diçka tjetër në shtëpi
Cilësitë shëruese të çajit, janë njohur prej kohësh, por qeset e përdorura janë lënë shumë pas dore
Përveç zvogëlimit të fryrjes së syve, lehtësimit të djegies nga dielli dhe pickimit të insekteve, qeset e përdorura të çajit janë aleate të vërteta në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Shikoni për çfarë mund t’i përdorni ato:
▪ Përveç sodës së bukës, qeset e përdorura të çajit janë të shkëlqyera në eliminimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Thjesht, duhet t’i fusni disa prej tyre në frigorifer dhe t’i lini gjatë natës, në mënyrë që të thithin aromat.
▪ Qeset e njomura të çajit të zi mbajnë enët e hekurta të mos ndryshken. Pas çdo përdorimi, ato duhet të lyhen me qese të lagura dhe kjo do të krijojë një shtresë mbrojtëse që do të parandalojë ndryshkjen.
▪ Enët me vaj janë të vështira për t’u larë, por qeset e çajit do të ndihmojnë më së miri në zbërthimin e yndyrave kokëforta. Enët duhet të vendosen në ujë të nxehtë dhe të shtohen dy deri në tri qese dhe të lihen për pesë minuta. Pas kësaj, enët do të jenë më të lehta për t’u larë.
▪ Çaji eliminon njollat dhe papastërtitë në pasqyra. Bëni çaj nga dy qese të vjetra dhe përdoreni si pastrues.
▪ Pos që është i mirë për xhamin, çaji gjithashtu ndihmon në pastrimin e dyshemeve dhe mobilieve prej druri. Çaji duhet të përgatitet nga dy qese të përdorura dhe të lihet të ftohet. Pas kësaj, lecka duhet të njomet dhe sipërfaqet e dëshiruara të fshihen. Çaji do të zbërthejë yndyrën dhe do të ketë një efekt të dobishëm në poret e drurit. Çaji i zi është veçanërisht i mirë.
▪ Përveç eliminimit të aromave të pakëndshme nga frigoriferi, qeset e përdorura dhe të thara të çajit do të thithin të gjitha aromat.
▪ Nëse dëshironi të freskoni një qilim të vjetër, thjesht vendosni gjethe të thara çaji mbi të. Lërini të qëndrojnë për rreth 15 minuta, në mënyrë që t’i fshini me fshesë më pas.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Tetë mënyra si t’i hiqni qafe kërmijtë: Ndiqni dëmtuesit përgjithmonë nga kopshti!
Si t’i mbani ketrat jashtë kopshtit
Shtëpi mesdhetare në sinergji me natyrën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?