LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimet, KGjK themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit

Audio-incizimet, KGjK themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit

Ditë më parë në media janë publikuar audio-incizime që kanë bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Në audio-inicizimet e publikuara pretendohet të jetë i përfshirë edhe anëtari i KGjK-së/gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Driton Muharremi.

Lidhur me këtë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme (të mbyllur) me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.


Me këtë rast, KGjK themeloi komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës nenit 19 “Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish.

Haxhiu shtoi se audio-incizimet e fundit tregojnë se procesi i vettingut është i pashmangshëm.

“Askush nuk ka dilemë se Vettingu në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm. Bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial që të ndërmarrin urgjentisht hapa në këtë drejtim dhe të hetojnë të gjithë ata persona që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori