LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se më 03 gusht 2021 në periudhën prej orës 14:00-17:00, pjesëtarët e policisë në vendin e quajtur “Breshçinja”, zona e Jançistit të Tetovës, kanë gjetur plantacione kanabisi në fusha.

Nga SPB Tetovë shtojnë se është krye inspektim në vendin e ngjarjes kurse kanabisi i gjetur është çuar për procedurë të mëtejshme.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet raport përkatës.