LAJMI I FUNDIT:

Situata me zjarret në Shqipëri

Situata me zjarret në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informoi pak para mesnatës në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Më problematike situata paraqitet në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendor, si edhe 3 helikopterë për shuarjen e flakëve.


Në qarkun e Gjirokastrës kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli dhe Krinë, si edhe në fshatrat e Njësisë Administrative të Lunxhërisë.

Një zjarr u raportua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ndërkohë që vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan të njësia administrative Selishtë në Dibër.

Qarku Vlorë

Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendor, si edhe 3 helikopterë.

Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme.

Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan , njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës.

Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helikopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan

Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori