LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimet e publikuar në media, reagon Këshilli Gjyqësor: Do të veprojmë sipas Rregullores për Procedurën Disiplinore

Audio-incizimet e publikuar në media, reagon Këshilli Gjyqësor: Do të veprojmë sipas Rregullores për Procedurën Disiplinore

Të premten, më 30 korrik në media filluan të publikohen disa audio-incizime që kanë bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Lidhur me këtë ka reaguar sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku thekson se po i ndjekë me vëmendje zhvillimet e fundit dhe se do të veproj sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGjK-së

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e përgjimeve nga Gazeta Shqip, nga data 30 korrik 2021, rreth bisedave telefonike të regjistruara në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së.


Andaj, në pajtueshmëri me përgjegjësitë ligjore që ka ky Këshill, do të vazhdojë të përcjell situatën dhe do të veproj sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGjK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas publikimit të audio-incizimeve të publikuara në portalin shqip.com, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se skandalet e tilla nuk guxojnë të na heshtin.

Sipas ministres, zyrtarë të tillë që bëjnë pazare me lëndë e të përfshirë në afera dhe të tjerë që tentojnë të kontrollojnë mediet e kanë ndikim në kompetencat që i përkasin dikujt tjetër nuk kanë vend në institucione.

“Ndonëse kjo ka qenë mënyrë e funksionimit jo vetëm e sistemit të drejtësisë për këto vite të pasluftës nga 14 shkurti kjo gjë ka marrë fund”, u shpreh Haxhiu.

Pas publikimit të disa audio-incizimeve, është shkarkuar drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.

Ai është shkarkuar pas audio-incizimeve të cilat e implikojnë në raste të ndryshme të ndikimit te personat e caktuar nëpër institucione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori