Pasditen e sotme vatrat e zjarrit janë aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës, duke u ofruar edhe shtëpive të banimit.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që të mos vizitohet Shtupeq i Madh nga Qafa e Brodiqit derisa gjendja me vatrat e zjarrit të vihet nën kontroll.
Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.
“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit) përveç zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka shkruar ai.
Policia ka bërë të ditur se ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme, në veri të Kosovës dhe të gjitha u lokalizuan dhe janë vënë nën kontroll me përpjekje të madhe të njësive të zjarrit.
Tutje ka apeluar te qytetarët të mos ndezin zjarre, pasi që kjo paraqet vepër penale.
“Pranë temperaturave të larta , dhe mbi 40 gradë , shkaku i zjarreve është edhe faktori njerëzor dhe pakujdesia dhe neglizhenca në shumë raste , dhe këto raste janë përcaktuar nga ana e inspektorëve kundër zjarrit në terren. Prandaj, ne paralajmërojmë qytetarët se zjarrvënia është vepër penale, dhe apelojmë qe t’i kushtohet vëmendja maksimale në fakte të cekura, dhe në këtë mënyrë te kontribuojnë në sigurinë e njerëzve, mbrojtjen e mjedisit si dhe ruajtjen e hapësirës ne te cilën jetojmë”, thuhet në njoftim.
Pjesëtarët e njësive të zjarrit, policisë dhe KFOR-it , pandërprerë janë në terren dhe marrin pjesë në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu policia ka shtuar se vazhdimisht janë në detyrë edhe në lokalitete në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese edhe në parandalimin e rasteve te reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'