LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet edicioni i dytë i “Ranch Fest”

Rikthehet edicioni i dytë i “Ranch Fest”

Për të dytin vit me radhë, këtë vikend me 7 dhe 8 Gusht, në Pejë do të organizohet festivali “Ranch Fest”, njëra prej ngjarjeve më të mëdha e me një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e pare. “Ranch Fest”, organizohet nga Ranch Resort biznes familjar në lagjen Zatra të Pejës dhe është një aktivitet me karakter kulturor, sportiv e turistik, i gërshtuar me muzikë, kalërim, camping, “Big Swing”, e shumë lojra e argëtime tjera.

Duke u nisur edhe nga emri i festivalit, kuptohet që ngjarja përqendrohet në kulturën “country” dhe hapësira të rregulluara sipas stilit “country”, një ambient dhe atmosferë unike kjo në Kosovë. Madje edhe qëllimi kryesor i tërë këtij organizimi, krahas argëtimit e rekreacionit është edhe promovimi i këtij stili.


Target i këtij festivali janë të gjitha grupmoshat, pasi edhe aktivitetet e planifikuara janë të përshatshme për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Sipas organizatorëve të këtij festivali, tashmë janë bërë të gjitha pergatitjet e nevojshme që aktiviteti të ketë një rrjedhë të suksesshme dhe një pjesmarrje të madhe të qytetarëve jo vetëm nga Peja, por edhe nga qytete tjera të Kosovës dhe mysafir të huaj. Sipas tyre, kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbajtja e këtij festivali, interesimi është tejet i madh gjë që tregon se “Ranch Fest” tashmë ka hyrë në mesin e festivaleve të njohura dhe të dashura për të gjithë.

Sipas organizatorëve, në natën e parë me 7 gusht do të përformojnë grupi “Offchestra”, këngëtari Valon Shehu dhe DJ Wise ndërsa në natën e dytë do të përformojnë këngëtari Eugent Bushpepa, grupi “Gipsy Groove”, DJ Caboo dhe DJ Rude.

Programet muzikore gjatë dy netëve nisin prej orës 18:00, me këngëtarë e DJ të përzgjedhur nga Kosova e Shqipëria, në ambiente relaksuese me disa vatra zjarri, pije e ushqime të shumta dhe shoqëri të mirë, ndërsa gjatë ditës, organizohen aktivitetet tjera rekreative e sportive, siç janë kalërimi, fluturimi me “Big Swing”, lojëra të ndryshme.

Kush është Ranch Resort?

Është një resort në pronësi familjare i themeluar në Pejë që prej vitit 2007. “Ranch” ofron një larmi shërbimesh duke përfshirë një restorant me një shumëllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve bio dhe tradicionale. Krahas kësaj në kuadër të Shtëpisë Alpike “Ranch” funksionon edhe stalla me 15 kuaj, 10 prej të cilave janë në dispozicion për kalëruar në shtigjet dhe e përcaktuara të ndërtuara nga profesionistët e kalërimit. Gjithashtu, në kuadër të këtij kompleksi funksion edhe Adventure Park, një vend i caktuar për rekreacion që përfshin një korsi aventureske me 3 nivele të vështirësisë të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat ku mund të zhvillohen 36 aktivitete të ndryshme. Adventure Park gjithashtu ofron adrenalinën nga lëkundja në “Big Swing”. Të gjitha aktivitetet rekreative ofrohen dhe sigurohen me mbikëqyrje nga një staf i trajnuar.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori