LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen shtatë qese najloni me marihuanë në pikën kufitare Qafë Prush

Policia gjen shtatë qese najloni me marihuanë në pikën kufitare Qafë Prush

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Qafë Prush, kanë hasur në shtatë qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00, transmeton Telegrafi.

“Me datën 30.07.2021 rreth orës 01:00, patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, përkatësisht në skaj të rrugës Bernard Komani, rrugë kjo e cila të
dërgon në drejtim të pikës kufitare Qafë Prush, kanë hasur në shtatë (7) qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë totale
prej (7 kg e 507 gram.)”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se nga zyrtarët policorë janë  ndërmarrë veprime konkrete policore, të realizuara në bashkëpunim edhe me njësitet   përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të policisë kufitare
“Perëndimi” Gjakovë.

Sipas procedurave të parapara janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në
Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,
substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale  e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ Gjakovë mbetet të përkushtuara në  luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative”, thuhet njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori