LAJMI I FUNDIT:

I vdiq babai në aksidentin në Kroaci: Nuk mund ta akuzojmë askënd

I vdiq babai në aksidentin në Kroaci: Nuk mund ta akuzojmë askënd

Familja Hoxha i fshatit Qëndresë të komunës së Prizrenit, ka hapur dyert për ngushëllime. As vet familjarët nuk e dinë se kur do të vije në Kosovë trupi i baba Ahmetit, i cili mbeti i vdekur në aksidentin e së dielës në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.

55 vjeçari, Ahmet Hoxha ishte lajmëruar për herën e fundit në mbrëmje. Ai u nis për shtëpi në Kosovë, përveç Valmirit la edhe dy fëmijë pas vetës.


Valmiri, e ka vështirë të flas për babanë, të cilin e kishin pritur pas shumë kohe.

“Baba është nisur prej Gjermanisë, është nisur ditën e shtunë dhe janë nisur me ardh si zakonisht. Jam dëgjuar kah ora 11:30 në autobus. Është nisur bashkë me djalin e dajës me ardh. Qato kanë qenë datat e fundit që unë kam fol me ta. Jam djali i tij, Valmiri kemi mërzi shumë të madhe… Është baba edhe djali i dajës”, tregon ai.

Familja Hoxha po pret sot trupin e 55 vjeçarit për varrim, por që ende nuk është e konfirmuar.

“Unë jam dëgjuar sot me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot sipas të gjitha gjasave po planifikohet me u nis trupi për Kosovë. Shpresoj, nuk është asgjë zyrtare”, shton ai.

Valmiri derisa flet për KosovaPress shton se kanë peng që kjo ndodhi si shkak që shoferin e kishte zë gjumi.

“Dyshimet, na flen ajo, mërzit që e ka marrë gjumi shoferin. Ka mujt me i ndodhë gjithçka, ka mund të jetë shofer dikush tjetër, ajo është ajo që nuk mundemi dhe me akuzua kërkon”, përfundon ai.

Ahmet Hoxha ishte bashkë në autobusë me djalin e mikut, Kujtim Kastratin. Edhe ky i fundit ka mbetur i vdekur në këtë aksident tragjik në Kroaci. 9 bashkatdhetarë dhe shoferi kanë vdekur, ndërsa me dhjetëra kanë mbetur të lënduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori