LAJMI I FUNDIT:

E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale në një motel, gjilanasit i caktohet 30 ditë paraburgim

E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale në një motel, gjilanasit i caktohet 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. B.

Siç njofton Gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se nga data 24.07.2021, rreth orës 22:00, në hyrje të fshatit Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, përkatësisht në Motel Kasabllanka, dhe me datë 25.07.2021 deri ora 06:00 në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, i pandehuri në vazhdimësi me anë të torturës apo trajtimit çnjerëzor ka detyruar personin – tani të dëmtuarën M. A., që të kryej akt seksual, në atë mënyrë që posa kishin hyrë në njërën nga dhomat e këtij moteli dhe në shtëpinë e tij, menjëherë kishte filluar ta godas disa herë me rrip të pantallonave nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas e detyron që të kryej akt seksual, duke e kanosur në zbulimin e ndonjë fakti që do ta dëmtonte rëndë nderin e saj, ashtu që e detyron të dëmtuarën që të kryejnë akt seksual.

Tutje, në komunikatën e gjykatës thuhet se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


“Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke marr parasysh edhe dënimin për këtë vepër që parashihet nga prej 5 deri në 15 vite burgim.”

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori