Diplomati amerikan dhe njëherit ish-këshilltari për siguri kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, gjatë një interviste dhënë për Kosovo online, ka folur për çështje të ndryshme sa i përket Ballkanit Perëndimor, bisedimeve Kosovë-Serbi e deri te ideja e shkëmbimit territorial që një vit më parë ishte bërë kryetemë e mediave vendore e botërore.
Sipas Bolton është e rëndësishme të dihet se çfarë qëndrimi do të ketë administrata e presidentit amerikan Joe Biden sa i përket Ballkanit, duke theksuar që aktualisht kjo administratë po merret më shumë me politika të brendshme sesa ato të jashtme, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse marrëveshja e Washington është e “vdekur” pasi kryeministri Kurti po e cilëson si një marrëveshje jo të mirë për Kosovën, Bolton tha se nëse ai nuk është i interesuar, atëherë ka vdekur.
Gjithashtu është pyetur nëse ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë përfundimisht është hedhur poshtë, ish-këshilltari i presidentit amerikan ka theksuar se kishte diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.
“Qeveria e Kosovës ka të drejtë të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për shkëmbimin territorial, por mendoj se praktikisht kjo nënkupton se nuk do të ketë përparim në bisedime”, ka shtuar Bolton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze