LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi botëror i naftës Saudi Aramco është shënjestra e radhës e një sulmi hakerësh

Prodhuesi botëror i naftës Saudi Aramco është shënjestra e radhës e një sulmi hakerësh

Prodhuesi më i vlefshëm i naftës në botë, Saudi Aramco, konfirmoi për BBC se të dhënat e kompanisë u zbuluan nga një prej kontraktorëve të saj. Dosja e rrjedhur tani thuhet se po përdoret si një mjet për të zhvatur 50 milionë dollarë nga kompania.

Aramco, në një përgjigje me email për një hetim të BBC, deklaroi se hakerat “kohët e fundit zbuluan një pjesë të të dhënave të kompanisë, e cila ishte në dispozicion të kontraktorëve të pavarur”.

Gjiganti saudit nuk tha se cila kompani ishte apo nëse kontraktori u hakua ose të dhënat u zbuluan në një mënyrë tjetër.


“Rrjedhja e të dhënave nuk ndodhi duke thyer sistemin tonë, ngjarja nuk ka asnjë ndikim në biznesin tonë dhe kompania vazhdon të ruajë siguri të fortë kibernetike”, tha në një deklaratë kompania Aramco.

Zhvatësit morën në zotërim një terabajt, ose 1.000 gigabajt të të dhënave të Aramco, njoftoi më parë agjencia AP, duke iu referuar faqes në internet në rrjetin e errët.

Sipas raportit të AP, në atë faqe në internet, Aramca u ofrua fshirja e të dhënave në këmbim të 50 milionë dollarëve në kriptomonedhë dhe tani për tani nuk dihet se kush qëndron pas shpërblimit të kërkuar.

Aramco nuk iu përgjigj kërkesës së BBC për koment mbi lajmet e AP se kompania është shënjestra e një përpjekje zhvatjeje prej 50 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Dorëzohet Fossil - nuk do të prodhojë më orë inteligjente

Dorëzohet Fossil - nuk do të prodhojë më orë inteligjente

Teknologji
Kalo në kategori