Izolimi është tema e edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar, i cili do të fillojë më 23 korrik, ku do të shfaqen 300 filma të ndryshëm.
Kështu bënë të ditur sot në një konferencë për media zyrtarë të Anibar International Animation, festival ky që sivjet shënon edicionin e 12-të të tij.
Vullnet Sanaja, drejtori i organizatës tregoi se duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19, edicioni i këtij viti i Anibar do të jetë në format të kombinuar. Festivali mund të vizitohet si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes platformave virtuale. Fizikisht festivali do të zhvillohet në disa lokacione në qytetin e Pejës si Kinemaja Jusuf Gërvalla, Teatri Istref Begolli, Kino Kubat dhe Hapësira e Liqenit Anibar.
Anibar vjen me një temë të veçantë këtë vit, që është “Izolimi”. Sipas organizatorëve, falë situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, e gjithë bota e ka kuptuar se çfarë do të thotë të jesh i izoluar ndërsa për kosovarët është edhe një arsye shtesë për shkak të izolimit shtetëror që e përjetojmë si pasojë e mungesës së vizave.
Arba Hatashi, drejtore e festivalit ka treguar më shumë rreth programit të festivalit, filmat që do të shfaqen këtë vit.
Këtë vit janë 9 kategori të ndryshme të filmave, 6 prej të cilave janë garuese për të cilat është zgjedhur edhe juria e cila do të bëjë përzgjedhjen e fituesve. Përveç këtyre filmave janë edhe disa programe speciale të cilat përfshijnë punëtori dhe panele.
Koordinatorja për media, Rina Statovci përmendi që përveç këtyre programeve Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Uj pa Gaz, Yll Megi, Zwada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi & Ilir Bajri, Florent V, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës.
Festivali fillon me datën 23 deri më 30 korrik, ndërsa për më shumë informata rreth programeve, filmave, blerjes së biletave dhe çështje tjera vizitoni webfaqen www.anibar.org
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'