Ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i rënduar me reshje shiu e shkarkime rrufesh. Si pasojë edhe e rrebesheve, pati bllokim rrugës në disa qytete si Gjilani e Prishtina, por situata mbetet nën kontroll.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent thotë se nuk ka pasur dëme të mëdha.
Përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj, deklaroi për KosovaPress se rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës ka qenë më i godituri, ndërsa probleme janë evidentuar edhe në rajonin e Mitrovicës e Ferizajt.
“(Reshje) Ka pasur në pjesën e Gjilanit në ditën e parë, rajoni i Gjilanit, pastaj rajoni i Prishtinës ose qyteti i Prishtinës është godit kryesisht nga një rrebesh i shpejtë në kuptimin kohor por sasi të mëdha dhe u panë si rezultat ku gypat ose infrastruktura përcjellëse nuk kishte mundësi për t’i përcjellë dhe mos të reflektonte në të kundërtën thjesht dalje nga puseta e cila nuk ishte rast vetëm në Prishtinë por ishte edhe në disa vendbanime të tjera, qoftë në Vushtrri, qoftë në Kushtovë pjesën e Mitrovicës, ose në Ferizaj, Junik e të tjera por fatbardhësisht që këto të reshura nuk kishin kohëzgjatje permanente të një periudhe kohore gjatë ditës e cila do të shkaktonte pasoja më të mëdha”, deklaroi ai.
Koqinaj u shpreh se dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike, kryesisht infrastrukturës së grumbullimit të ujërave.
“Dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike që i bie pamundësinë e kapacitetit për të mbledh ujëra dhe përcjellë si në vendet ose lokacionet e planeve urbanistike, dhe këtu edhe një herë po bie në pah zhvillimi urban jashtë kontrollit sipas të gjitha gjasave dhe mos përmbajtja e masave e standardeve të paktën të qëndrueshme në kuptimin e ballafaqimit me situatën ose parashikimeve në kuptimin e rritjes së sasive ujorë në periudha të shkurta kohore”, deklaroi Koqinaj.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por AME thotë se kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet.
“Parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik janë se lumenjtë nuk kanë pësuar ngritje të konsiderueshme por janë në kuotat normale dhe në ditët në vijim nuk pritet të ketë pësojë ngritje e cila do të rezultonte me përmbytje ose dalje nga shtrati. Pra rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet që mund të godasin lokalitete të caktuara nga zbrazjet eklektike të cilat krijohen në këto kushte moti dhe mund të bëjnë dëme nëse ato godasin jetë njeriu ose në jetë të cilën do çoftë. Pra erat e forta, rrebesh shiu dhe zbrazjet atmosferike kanë qenë dukuri dhe mund të na përcjellin edhe në ditët në vazhdim”, shprehet ai./kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve