LAJMI I FUNDIT:

Rrufeja e lë të vdekur një 25-vjeçar nga Pallçishti i Tetovës

Rrufeja e lë të vdekur një 25-vjeçar nga Pallçishti i Tetovës

Vetëtima e ka lënë të vdekur një 25-vjeçar nga Pallçishti i Poshtëm në Tetovë. Fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh.

Siç thonë nga SPB Tetovë, trupi i pajetë i tij është gjetur nga një blegtor tjetër, që ka qenë në afërsi.


“Dje në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur Karabunar, në fshatin Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari banor i Pallçishtit të Poshtëm, me inicialet E.O, i cili ka vdekur nga goditja e rrufesë”.

“25-vjeçari nga shtëpia ka dalë rreth orës 11:00, ndërsa pas një periudhe nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike. Vdekjen e ka konstatuar mjek i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i tij, pas urdhërit të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes”, thonë nga Policia e Tetovës.

Ndryshe, dje rrufeja lëndoi pesë persona të tjerë në qytetin e Ohrit, të cilët kanë qenë në plazh.

Lëndohen dy persona nga rrufeja në Ohër
Lexo po ashtu Lëndohen dy persona nga rrufeja në Ohër

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me rekomandime për ditët e ardhshme, në të cilat është paralajmëruar mot i ligë. Ata kanë kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të jenë të kujdesshëm./Telegrafi/

Qendra për Menaxhim me Kriza Maqedoni: Gjatë stuhive të mos lëvizni përgjatë shtretërve të lumenjve
Lexo po ashtu Qendra për Menaxhim me Kriza Maqedoni: Gjatë stuhive të mos lëvizni përgjatë shtretërve të lumenjve