Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten një fazë të dytë të studimeve për origjinën e coronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka prezantuar planin vendeve anëtare, pasi ka thënë se hetimet janë duke u penguar nga mungesa e të dhënave rreth ditëve të para të përhapjes së coronavirusit në Kinë.
Faza e dytë do të përfshinte kërkime në njerëz, kafshë dhe gjallesa që janë shitur në tregjet e Vuhanit, duke përfshirë edhe tregun Huanan, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Në këtë fazë do të kërkohej “auditimi i laboratorëve relevantë dhe institucioneve kërkimore që veprojnë në këtë zonë, me qëllim të identifikimit të rasteve të para të infektimit në njerëz, në dhjetor të vitit 2019”, ka thënë Tedros.
Diplomatët kanë thënë se Kina, ka kundërshtuar planin në takimin me dyer të mbyllura, duke thënë se “ai nuk është bazë për studime në të ardhmen”.
Një ekip i OBSH-së ka kaluar katër javë, në dhe rreth qytetit të Vuhanit, bashkë me hetuesit kinezë, dhe së bashku shkencëtarët kanë thënë në mars, se virusi mund të jetë bartur nga lakuriqi në njerëz, përmes një kafshe tjetër.
Mirëpo vendet si Shtetet e Bashkuara dhe disa shkencëtarë tjerë, kanë kërkuar hetime shtesë, sidomos në Institutin e Vuhanit për Virologji, i cili ka qenë duke kryer hetime për lakuriqë të ndryshëm.
“Gjetja e origjinës së virusit është detyrë shkencore, e cila duhet të mbahet larg politikës. Për të ndodhur ajo, ne presim që Kina të mbështesë fazën e ardhshme të procesit shkencor, duke shpërndarë të gjitha të dhënat e nevojshme, për hir të transparencës”, ka thënë Tedros.
Kina e ka quajtur teorinë që, virusi mund të ketë dalë nga laboratori në Vuhan si “absurde”, dhe ka thënë vazhdimisht se “politizimi” i kësaj çështjeje mund të dëmtojë hetimet. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025