Edona Llonçari nga Peja e cila jeton në Belgjikë, edhe pse qysh në fëmijëri kishte talent për muzikën, këtë dhunti për një periudhë të gjatë sikur e ka ndrydhur në vetvete për disa vjet për të shpërthyer pikërisht para pak kohe duke i kushtuar këngën e zemrës, krijesës së vet të shpirtit
Nuk thuhet kot se muzika është jetë dhe jeta pa muzikë është e pakuptimtë. Kësisoj vjen logjikshëm edhe përfytyrimi ynë se Edona Llonçari, me një ëmbëlsi dhe elegancë në sjellje, thjeshtësi në komunikim dhe me një karakter këmbëngulës, është tregues i shkëlqyeshëm që për sukses të vërtetë kurrë nuk është vonë.
Dëshira për t’u shprehur dhe komunikuar me publikun përmes performancës është padyshim ajo që e grish Edonën dhe të gjithë krijuesit tjerë. E gjithë kjo energji vjen si një zbulim i brendshëm, një kërkim për të gjetur tek vetja ndjenjën, dëshirën, e mbi të gjitha fuqinë për të përcjellë tek të tjerët atë që fle në shpirtin e saj.
Ajo, e ka mundur guximin, i ka kontrolluar emocionet duke tejkaluar vetveten dhe ka krijuar një këngë në kushte pandemie kushtuar Edionit, këngë e cila ka marrë vlerësimet pothuajse më të mira, shkruan Telegrafi.
Ajo, sjelljen në këtë botë të fëmijës së vet, por edhe të çdo fëmije kujdoqoftë, e konsideron si zbritje të engjëjve nga qielli në tokë.
Fëmijët janë lulet e parajsës në tokë dhe e vetmja qenie e pafajshme, prandaj të rriturit nuk kanë të drejtë, kurrën e kurrës që t’ua prishin lumturinë.
Lumturia e tyre është bukuria e jetës.
Kënga “Djali jem”, lindi falë bashkëpunimit me Florent Boshnjakun, ndërsa teksti u shkrua nga Edona. Videoklipi u prodhua nga kompania EMF Creative.
Ja si e shpjegon Edona ardhjen e pa(ralajmëruar) të muzës së tekstit, të cilin pasazh po e hapim në mënyrë integrale pa e cenuar origjinalitetin:
“Ideja e projektit m’lindi me lindjen e djalit tim t’3t Edionit, i cili erdhi n’jetë me 1 maj t’vitit 2020. Ishte e vështirë, e quditshme dhe aspak e komfortshme t’sjellësh n’jetë nje fmi duke e patur nonstop maskën n’fytyrë. Pastaj, asnje vizitë nuk ishte e lejuar n’maternitet. Ditën që pasoj lindjen e djalit thash «duhet mami diqka me bo për ty, o mrekullia e nonës, dhe fillova me shkru, nuk e dija qka doja t’bëja, liber, poezi, …apo diqka tjetër por e dija që nuk do e leja me kaq, dhe krejt instinktivisht thash «mami don me ta dediku një këngë »; e shkrova tekstin, dhe pas disa muajve fillova hulumtimet rreth realizimit të një projekti t’tillë. E vërtetë që unë që nga mosha shumë e hershme e adhuroj muzikën, vallzoj dhe këndoj cdo ditë, kshtu fillojn dhe mbarojn ditet e mija por nuk e kisha mendu që një ditë realisht do e realizoj këtë; edhe pse ndoshta n’formë sekrete këtë e kisha dëshirë…Lindi Edioni, lindi projekti ”
Edona ndonëse nuk kishte planifikuar të merrej seriozisht me muzikën, suksesi i kësaj kënge sikur i ka dhënë forcë dhe vetëbesim për të vazhduar edhe me këngë të tjera, por siç thotë ajo, këtë do t’ia lëmë kohës.
Në të kundërtën, Edona Llonçari, në Belgjikë dhe më gjerë, ka krijuar profilin e një gruaje të suksesshme në biznes, përveç që është aktive në industrinë e marketingut të rrjetit me një komani amerikane prestigjioze, ajo gjithashtu vepron edhe si përkthyese.
Origjinaliteti i saj, afërsia me njerëzit, janë karakteristika dhe virtyte që e bëjnë këtë grua, nënë e tre fëmijëve, një partnere të besueshme, të suksesshme dhe të fuqishme.
Me këtë rast, marrim shkas që ta përgëzojmë dhe kurajojmë në punën e saj me fjalën, Bravo dhe mos u ndal.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit