LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini” bën thirrje që të bëhen analiza edhe nëpër pusetat e banorëve në Deçan

KRU “Hidrodrini” bën thirrje që të bëhen analiza edhe nëpër pusetat e banorëve në Deçan

KRU “Hidrodrini” ka bërë thirrje që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të bëj analiza edhe nëpër puset e banorëve në Deçan, pas helmimit i cili dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm në këtë zonë.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Hidrodrini”, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet e analizave që kanë dalur nga IKSHPK-ja tregojnë se helmimi nuk ka ardhur nga uji.


“Me të cilën KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e Diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri”, njofton KRU “Hidrodrini”.

Tutje, në komunikatë thuhet se, “Të gjitha mostrat e analizave në fjalë siç janë publikuar edhe në media nga ana e vet IKSHPK-së, rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian”.

“KRU ‘Hidrodrini’ vazhdimisht pret analiza edhe më të thella profesionale nga palët e thirrura respektive të profesionistëve shëndetësorë si brenda edhe jashtë vendit. KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njëjtat po ashtu shërbehen. Kjo për të parë  mundësinë e dilemës eventuale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu ata njoftojnë se “mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional. KRU ‘Hidrodrini’ mbështet të gjithë mekanizmat përkatës institucional të involvuar në rastin Deçani, brenda autoritetit dhe kompetencave që ka, për ti dhënë zbardhje dhe orientim të saktë rastin shqetësues në fjalë”.

“KRU ‘Hidrodrini’, të gjithë të prekurve nga shqetësimet shëndetësore, u uron shërim të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë. KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe prevenuese, nga konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori