LAJMI I FUNDIT:

​Në 24 orët e fundit, 310 pacientë me simptoma helmimi kërkuan ndihmë mjekësore në Deçan

​Në 24 orët e fundit, 310 pacientë me simptoma helmimi kërkuan ndihmë mjekësore në Deçan

Në 24 orët e fundit më simptoma të njëjta të helmimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë kërkuar trajtim mjekësor 310 pacientë, ndërsa që nga mëngjesi e deri në mesditë mjekim kanë kërkuar 55 qytetarë të kësaj komune.

Kështu ka bëtë të ditur në një konferencë për medie drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit, Selmon Berisha i cili tha se që nga e shtuna e deri më sot me simptoma të helmimit trajtim kanë kërkuar 1 mijë e 62 paciente.

“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 deri me 14 janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha Berisha, raporton KP.


Ndërsa, gjatë ditës së djeshme në komunën e Deçanit kanë qenë përfaqësues të lartë shtetëror duke filluar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rastet e para me simptoma të helmimit janë regjistruar të shtunën e kaluar.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, Ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Institucionet gjegjëse, ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori