Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.
Vitia gjatë vizitës në Komunën e Deçanit, ka siguruar të gjithë qytetarët se po bëjnë çmos që situata të vihet nën kontroll.
“Dy rastet të cilat ju i referoheni nuk kanë të bëjnë fare aktuale të krijuar pas helmimit. Kemi përgatitur një listë të barnave e cila me prioritet absolut do të trajtohen nga MSh-ja, jo vetëm për barna nga Lista Esenciale. Por edhe për pajisje, ose çka do tjetër që ka nevojë Komuna”, u shpreh ai.
Ministri Vitia edhe njëherë ka bërë të ditur se analizat e para fizio-kimike kanë rezultuar në rregull, ndërsa do të vazhdojnë me gjurmimet për të gjetur shkaqet e këtij helmimi.
“Analizat e para fiziko-kimike kanë dal në rregull. Tani sapo u informuam nga prof. Naser Ramadani se edhe analizat mikrobiologjike janë në rregull, kështu që kjo lë një hapësirë për të gjurmuar akoma dhe për të gjetur etiologjinë”, tha ai.
Vitia tha se kanë angazhuar ekipe shtesë dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat që qytetarët e Deçanit të marrin trajtimin e duhur shëndetësor.
“Në ndërkohë përmes Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe katër ekipe shtesë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Peja që kanë ardhur sot në komunën e Deçanit që vazhdimisht çdo orë, çdo minutë bashkë personelin dhe stafin shëndetësor këtu të mundohemi të gjejmë shkaktarin. Në anën tjetër sigurova kryetarin, po ashtu edhe personelin që kemi marrë të gjitha masat, qoftë për staf shtesë, qoftë për barna shtesë që të furnizohet QKMF-ja në Deçan dhe qytetarët të marrin të gjitha shërbimet më të mira në këtë situatë të rëndë për të gjithë ne”, tha ai.
Gjatë ditës pacientët e shtrirë në QKMF-në në Deçan i vizitoi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ofroi mbështetje për autoritetet shëndetësore dhe komunale.kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës