LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Gjatë ndërtimit të sistemit BRT do të mbrohet furnizimi me ujë dhe nuk do të ketë ngecje në komunikacion

Shilegov: Gjatë ndërtimit të sistemit BRT do të mbrohet furnizimi me ujë dhe nuk do të ketë ngecje në komunikacion

Furnizimi me ujë do të mbrohet dhe në asnjë moment nuk do të ketë ngecje të komunikacionit derisa ndërtohet “Bas rapid tranziti”, bind kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai në emisionin e ri “Vera e nxehtë politike” në “Kanal5” tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse linja kalon mbi tubin kryesor për ujë në bulevardin “Partizanska”.

“Askush nuk duhet të brengoset në këtë kuptim. Edhe uji, edhe furnizimi me ujë, por edhe tubi kryesor do të mbrohen dhe lehtë do të jenë të arritshme për defekte eventuale. Deri tani nuk ka ndodhur në këtë tub të ketë defekt”, tha Shilegov.


Pret që aktivitetet ndërtimore të zgjasin rreth një vit e 3 muaj. Në këtë periudhë, siç theksoi, nuk do të ketë ngecje të plotë të komunikacionit në këtë pjesë, por janë të mundshme ngushtime në disa vende.

Nuk do të prehet as gjelbërimi, e cila, do të shumohet. Sipas tij, nuk duhet të shtrenjtohet bileta për vozitje me këtë lloj transporti. Për kritikat e opozitës në lidhje me këtë projekt, Shilegov tha se ajo kritikon sepse nuk ka vendime konkrete që mund të ofrojë për problemet në qytet.