LAJMI I FUNDIT:

Policia shqipton 282 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, vozitësve ua merr edhe patentë shoferin

Policia shqipton 282 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, vozitësve ua merr edhe patentë shoferin

Policia në Prizren ka bërë të ditur se kanë shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas policisë, po ashtu vozitësve u janë marrë patentë shoferët dhe u janë shqiptuar pikë negative.

“Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ “Tejkalimi i shpejtësisë””, thuhet në njoftim.


Tutje theksohet se realizimi i këtij plani është kryer në rrugët rajonale Prizren-Gjakovë në Landovicë, në fshatin Piranë, Krushë e Vogël, në rrugën Prizren-Suharekë në Lubizhdë,  në fshatin Malësi e Re, Grejkoc, Gjinovc, Shirokë, Duhël-Bllacë etj, si dhe në rrugën Prizren-Vërmicë në lokacionet Vlashje, Zhurë etj.

Gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për tejkalim shpejtësie kanë ndaluar dhe shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku, janë ndaluar patentë shofer me masat plotësuese në afat 3 muaj si dhe janë shqiptuar pikë negative.

“Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj., do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore”,t huhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori