LAJMI I FUNDIT:

Një kopje “e vulosur” e Super Mario 64 shitet për mbi 1.5 milion dollarë

Një kopje “e vulosur” e Super Mario 64 shitet për mbi 1.5 milion dollarë

Një kopje “e vulosur” e video-lojës Super Mario 64 është shitur në ankand për mbi 1.5 milion dollarë, duke thyer rekorde.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo shitje ka thyer rekordin botëror për ankandin më të shtrenjtë të lojërave video, sipas Heritage Auctions me bazë në Dallas.

Super Mario 64 u lansua në vitin 1996 për lojën Nintendo 64, e cila ishte një hit i jashtëzakonshëm në mes të viteve ’90.


Rekordi i mëparshëm u mbajt nga “The Legend of Zelda”, kur një kopje e pahapur e lojës për Nintendo origjinale u shit për 870,000 dollarë të premten e kaluar.

Ndërkohë para rekordit të së premtes së kaluar për një kopje të “The Legend of Zelda”, rekordi botëror për lojën më të shtrenjtë video ishte për një kopje të pahapur të Super Mario Bros për sistemin origjinal të lojërave Nintendo.

Kjo kopje u shit për 660,000 dollarë pasi kishte qëndruar në një sirtar të harruar plotësisht që nga viti 1986. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Aplikacionet për të fshirë sfondin nga fotot tuaja

Aplikacionet për të fshirë sfondin nga fotot tuaja

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Teknologji
Kalo në kategori