LAJMI I FUNDIT:

A është e sigurt të ngasësh makinën me një xham të thyer?

A është e sigurt të ngasësh makinën me një xham të thyer?

Në një situatë të mundshme, një kamion që po ecte para jush “shkel” një shkëmb dhe godet në xhamin e veturës suaj.

Çfarë më pas?

Ajo çarje e vogël në formë ylli mund të duket e padëmshme për momentin, por mund të rritet lehtësisht nga nevoja për një riparim të vogël deri te kërkimi i një xhami të ri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ky lloj dëmtimi gjithashtu ju bën të rrezikoni të mos respektoni ligjet shtetërore të inspektimit të automjeteve, të cilat ndalojnë vozitjen me xhama të çarë.

Edhe më keq, një çarje në një pikë specifike mund të kufizojë efektivitetin e sistemeve të përparuara të sigurisë së makinës suaj, siç mund të jetë një kamerë.

Sipas Safelite, rreth 80 për qind e automjeteve të reja të sotme janë të pajisura me një lloj kamera përpara, dhe deri në vitin e ardhshëm, kompania pret që të gjitha automjetet e reja të vijnë me këtë teknologji.

Në këto automjete, zëvendësimi i xhamit të përparmë kërkon gjithashtu një rikalibrim të sistemit të kamerës, dhe lloji i rikalibrimit ndryshon gjithashtu sipas markës dhe modelit.

Sidoqoftë, ajo që mund të bëni është të shmangni parkimin ku rrezet e diellit do të binin direkt mbi xhamin e çarë për periudha të gjata kohore, gjë që mund të bëjë që çarja të rritet.

Gjithashtu, mos e ekspozoni xhamin ndaj ndryshimeve ekstreme të temperaturës siç është spërkatja e ujit të ftohtë në një xham të nxehtë.

Pavarësisht të gjithave, në fund të fundit ju do të duhet të mendoni për opsionin më të mirë – zëvendësimin e xhamit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pronarët e veturave të Volkswagen nervozohen, po u vidhen sensorët në Londër – zëvendësimi i tyre po u kushton 1,600 funte

Pronarët e veturave të Volkswagen nervozohen, po u vidhen sensorët në Londër – zëvendësimi i tyre po u kushton 1,600 funte

Auto
Miliarderi ambicioz nga India do të shpenzojë 1.4 miliardë dollarë për zhvillimin e automjeteve elektrike

Miliarderi ambicioz nga India do të shpenzojë 1.4 miliardë dollarë për zhvillimin e automjeteve elektrike

Auto
Volkswagen prezanton Golf GTI Clubsport e ri

Volkswagen prezanton Golf GTI Clubsport e ri

Auto
Mendoni se Mercedes S600 është gjithmonë i qetë, videoja që e dëshmon të kundërtën – S600 me zhurmë si të Formula 1

Mendoni se Mercedes S600 është gjithmonë i qetë, videoja që e dëshmon të kundërtën – S600 me zhurmë si të Formula 1

Auto
Tesla do të prodhojë një veturë elektrike që do të jetë me çmim shumë të volitshëm

Tesla do të prodhojë një veturë elektrike që do të jetë me çmim shumë të volitshëm

Auto
Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Auto
Kalo në kategori