LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani nga Srebrenica: Ngjarjet e korrikut të vitit 1995, kur u vranë mbi tetë mijë civilë, nuk guxojnë të harrohen

Bujar Osmani nga Srebrenica: Ngjarjet e korrikut të vitit 1995, kur u vranë mbi tetë mijë civilë, nuk guxojnë të harrohen

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se bashku me përfaqësues tjerë të lartë shtetëror nga rajoni dhe bota, sot kishte fjalim në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Nderuam mijëra viktima të pafajshme, të gjithë meshkujve të pafajshëm dhe fëmijëve të cilët ishin vrarë në Srebrenicë para 26 viteve dhe shumë civilë, të cilët në tentim për ta shpëtuar jetën ishin detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Ngjarjet e korrikut të vitit 1995, kur u vranë mbi tetë mijë civilë, nuk guxojnë të harrohen, e me të as faktet të relativizohen, si garanci se e njëjta nuk do të përsëritet. Leksionet e dala nga kjo ngjarje, si dhe përpjekjet për të ndërtuar paqe të përhershme dhe prosperitet, janë shpresë për gjeneratat e ardhshme dhe rajonin në përgjithësi”, ”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Osmani.


Sipas Osmanit, perspektiva evropiane për gjitha vendet e rajonit është energjia më e madhe transformuese që i përafron vendet tona drejt progresit dhe reformave.

“Perspektiva evropiane për të gjithë vendet e rajonit është energjia më e madhe transformuese, e cila i lëvizë vendet tona kah progresi dhe reformat, me ç’rast mbetemi të përkushtuar maksimalisht në ndërtimin e shoqërive humane dhe demokratike, në të cilat do të sundojë e drejta dhe do të respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, do të përpiqemi për promovimin e barazisë dhe respektit të diversitetit. Duke nderuar viktimat, e duke mbrojtur të vërtetën, ne mund të ndërtojmë ardhmërinë”, përfundoi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori