Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë intensifikuar takimet me qytetarët.
Organizatat joqeveritare, që monitorojnë punën e komunave, thonë se partitë politike në këtë mënyrë po synojnë të konsolidojnë anëtarësinë e tyre.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka afat që deri në fund të gushtit ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.
Këto do të jenë zgjedhjet e shtata lokale, prejse Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë më 1991.
Strukturat e partive politike thonë se po organizojnë takime me qytetarët në qytetet e ndryshme maqedonase, pasi, siç thonë, duan t’i dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e tyre, në mënyrë që të premtojnë investime në projekte që janë në interes të qytetarëve.
Pjesa më e madhe e ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që vijnë nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM), nën moton “Më e mira për komunën tonë”, po promovojnë edhe projekte që janë në kompetencë të pushtetit qendror, si: ndërtimi i kopshteve, sallave sportive e të ngjashme.
Ndërkaq, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM po organizon tubime, ku zyrtarë të lartë po diskutojnë për tema të caktuara dhe, përveç tyre, në këto ngjarje po marrin pjesë edhe ish-zyrtarë të kësaj partie.
Edhe partitë politike shqiptare kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarë, për t’i dëgjuar, siç thonë, shqetësimet e tyre.
Aleksandar Cvetkovski, nga organizata joqeveritare AGTIS, që monitoron punën e komunave, thotë se partitë politike, qoftë ato në pushtet apo në opozitë, kësaj radhe kanë dalë më herët në terren për të fituar votat e qytetarëve.
Sipas tij, duke u bazuar në sondazhe të shumta që sugjerojnë se një numër i madh i qytetarëve nuk pritet të dalin në zgjedhje, për shkak të zhgënjimit me autoritetet komunale, partitë politike kanë vendosur që të dalin më herët në terren, për ta vlerësuar nga afër situatën, në mënyrë që të mund të mobilizojnë anëtarësinë e tyre.
“Premtohet ky ose ai projekt. Madje, shkelen edhe ligjet, sepse po asfaltohen edhe hyrjet në oborre, gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Por, kjo mendoj se nuk do t’u sjellë shumë dobi partive politike, sepse kjo ka edhe anën tjetër të medaljes – mosrealizimin e premtimeve, që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në komuna, shërbimet më të mira administrative, shkollat, terrenet sportive etj. E theksoj, kjo nuk do t’u sjellë dobi partive, pasi qytetarët janë të zhgënjyer me punën e kryetarëve të komunave dhe përnjëherë, pak muaj para zgjedhjeve, partitë sërish po dalin në terren”, thotë Cvetkovski.
Kryetarët synojnë edhe një mandat
Anketa e Qendrës për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI nxori në pah se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal, ndërkaq mbi gjysma e të anketuarve thanë se ata nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual në komunën ku ata jetojnë.
Në këtë drejtim, profesori universitar, Arsim Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e këtyre hulumtimeve janë arsyeja që udhëheqësit komunalë po mbajnë takime me qytetarë, para se zyrtarisht të nisë fushata. Sipas tij, partitë kanë për synim që t’i bindin qytetarët që t’i votojnë.
“Kryetarët aktualë të komunave, pjesa më e madhe e tyre do të synojnë që të vazhdojnë qeverisjen e komunave. Por, më e rëndësishmja është se në këto zgjedhje, qytetarët përmes votës do t’i ndëshkojnë (politikanët), pasi nëse është një kandidat i mirë, nuk do të luajë më rol partia politike, por rol kyç do të ketë besimi i qytetarëve te një person i caktuar, i cili mund t’i bëjë ndryshimet”, thotë Sinani.
Asnjë parti politike nuk ka treguar ende nëse do të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër, pasi thonë se janë duke analizuar ende sondazhet që i bëjnë vetë subjektet.
Sipas Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, fushata për zgjedhjet lokale nis tri javë para zgjedhjeve, ndërsa, sipas ligjeve në fuqi, kushdo që keqpërdor fushatën zgjedhore, përgjigjet para drejtësisë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz
Bashkia e Shkupit: Edhe përkundër bllokimeve në Këshill, realizojmë projekte kapitale për të mirën e qytetarëve
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së
Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë