Pas iniciativës së ngritur për anulimin e operacionit statistikor që planifikohet të zhvillohet në muajin shator, Enti Shtetëror i Statistikave vijon përgatitjet. Pas një jave pritet të shpallet konkursi për përzgjedhjen e 5000 regjistruesve dhe 500 instruktorëve rajonalë, ndërsa trajnimet dhe testimet do të realizohen gjatë muajit gusht
Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua një seancë përgatitore lidhur me Ligjin për regjistrimin, pas iniciativës së ngritur për anulimin e operacionit statistikor që planifikohet të zhvillohet në muajin shator, Enti Shtetëror i Statistikave vijon përgatitjet.
Pas një jave pritet që të shpallet konkursi për përzgjedhjen e 5 mijë regjistruesve dhe 500 instruktorëve rajonalë, ndërsa trajnimet dhe testimet do të realizohen gjatë muajit gusht. Drejtori i ESHS, Apostol Simovski, thotë se pavarësisht asaj që do të vendoset për zhvillimin ose jo të regjistrimit, ata janë duke u përgatitur për mbarëvajtjen e të gjithë procesit, sipas masave dhe protokollove më të rrepta për mbrojtjen e shëndetit.
“Enti është duke zbatuar detyrimin ligjor që ka, por as nuk mund të shtyjë apo anulojë zbatimin e procesit, është diçka jashtë kompetencave tona. Në këto kushte ne po vijojmë me përgatitjet, situata duket e favorshme, me numrin në ulje të rasteve me Kovid, me ritmet e shpejta të vaksinimit.., pra është një situatë e volitshme për t’u zhvilluar numërimi. Nga ana tjetër ne i kemi marrë të gjitha masat dhe kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të vaksinojmë edhe regjistruesit, sipas dëshirës”, thotë PËR koha, drejtori Simovski.
i siguron se procesi i regjistrimit në asnjë mënyrë nuk mund të rrezikojë jetën e qytetarëve, pasi janë hartuar protokolle të posaçme për pjesëmarrësit në të gjitha fazat e procesit të regjistrimit. Procesi i regjistrimit që është prolonguar prej disa vitesh, u shty për herë të fundit në muajin prill.
Për momentin në Kushtetuese vijon debati për të lejuar ose jo zhvillimin e procesit, përkatësisht nëse Ligji për regjistrimin është apo jo në kundërshtim me kushtetutën. Në seancën e zhvilluar në muajin maj, gjyqtarët kishin dilema nëse numërimi në pushtetet e pandemisë mund të shndërrohet në një kërcënim për jetën e qytetarëve dhe nëse në përgjithësi është në pajtim me standardet ndërkombëtare. Iniciativa u parashtrua nga Dimitar Apasiev i së Majtës, i cili në seancën e zhvilluar në Kushtetuesen u shpreh se Ligji i regjistrimit është i paqartë.
“ Siguria ligjore e qytetarëve do të thotë që unë si qytetar nuk duhet të bombardohem nga normat skizofrenike, në kuptimin që një ligj t’më thotë se ju e keni për detyrë të mbroni shëndetin tuaj, do të thotë që unë nuk duhet të pranoj askënd në shtëpi gjatë një epidemie, ndërsa një ligj tjetër të thotë që nëse nuk merrni dikë në shtëpi gjatë një epidemie do të dënoheni, gjobiteni, etj. Pra, në një situatë të tillë ju keni një situatë abstrakte me norma të paqarta”, deklaroi Apasiev. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime