LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Arrestohen tre të dyshuar për marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar.

Sipas komunikatës për medie, personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

Policia njofton se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori