LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Nga nesër nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Të premten avioni i parë nga Zyrihu do të ulet në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se më 9 korrik në aeroportin e Kukësit do të ulet ‘Helvetic Airline’ nga Zyrihu, fluturim i organizuar nga operatori turistik me bazë në Zyrih, ‘Illyrian Eagle’.

Fluturimi i kthimit do të kryhet po atë ditë.


Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.