LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

(E plotësuar) Një autobus është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Arllat të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Rreth orës 11:45, është raportuar se në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se “nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”.

– – – – –

Një autobus është përfshirë nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.

Telegrafi mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, dhe se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia tashmë  janë në vendngjarje. /Telegrafi/