LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Serbi: Nuk do të harrojmë vrasjen e vëllezërve Bytyqi, kërkojmë drejtësi

Ambasada amerikane në Serbi: Nuk do të harrojmë vrasjen e vëllezërve Bytyqi, kërkojmë drejtësi

Ambasada amerikane në Serbi, edhe njëherë ka reaguar lidhur me mos veprimin e autoriteteve në Beograd, për kapjen e vrasësve të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi.

Vëllezërit nga Kosova që jetonin dhe vepronin në SHBA dhe kishin shtetësi amerikane, ishin vrarë 22 vite më parë nga njësitë speciale të policisë serbe, transmeton Telegrafi.

Sot janë bërë 22 vite nga vrasja e tre shtetasve amerikanë që derisa ishin në paraburgim në Serbi, u vranë e trupat e tyre janë gjetur në Petrovo Sello në lindje të Serbisë – bazë stërvitore e njësisë speciale e policisë serbe që udhëhiqej nga Goran Radosavleviq i njohur si Guri.


Vëllezërit Bytyqi ishin qëlluar me plumba në kokë derisa duart i kishin të lidhura pas shpinës – e as pas dy dekadave ende nuk është kryer hetime i plotë i këtij rasti nga autoritetet serbe. Lidhur me këtë ka reaguar ambasada amerikane në Serbi, me një kumtesë.

“Drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe familjet e tyre, kërkojmë përgjegjësi ndaj atyre që kanë kryer dhe fshehur vrasjen e tyre dhe do të vazhdojë të mbetet një prej prioriteteve në raportet tona bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bën thirrje autoriteteve serbe, që prej vitesh premtojnë ndihmë në këtë rast, të kryejnë një hetim të plotë. Ky rast sikur shumë tjerë, tregon nevojën urgjente që Serbia të kryej hetime e papërfunduara të krimeve të luftës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Beograd. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori