LAJMI I FUNDIT:

​Osmani priti gjeneralin Clark: Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës

​Osmani priti gjeneralin Clark: Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim gjeneralin amerikan Wesley Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Osmani me këtë rast shprehu kënaqësinë për ta mirëpritur mikun e Kosovës.


“Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër”, tha Osmani, duke shtuar se gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës.

“Nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme t’jua ritheksojmë mirënjohjen tonë për atë që ju bëtë për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj. Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës”, tha Osmani.

Ndërsa, gjenerali Clark shprehu kënaqësinë që po rikthehet në Kosovë, aty ku mikpritja dhe mirënjohja për të janë të përhershme.

“Ky vend është krijuar falë shpirtit tuaj kryengritës dhe këmbëngulësisë së qytetarëve të këtij vendi për ta fituar lirinë”, tha gjenerali Clark.

Ai e ritheksoi gatishmërinë e tij që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën sikur edhe deri më tani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori