Përdorni rregullin 50-30-20 për të qenë më të zgjuar dhe më të suksesshëm me paratë tuaja
Menaxhimi i financave tuaja dhe caktimi i një buxheti mujor mund të jetë sfiduese.
Por, nëse jeni të mbingarkuar se ku të filloni, strategjia 50-30-20 mund të thjeshtojë procesin.
Plani i ndan të ardhurat tuaja në tre kategori të gjera: nevojat, dëshirat, dhe kursimet e investimet.
Më poshtë ua sjellim një vështrim nga afër për secilën:
50 për qind e pagës tuaj duhet të shkojë drejt gjërave që ju nevojiten
Kjo kategori përfshin të gjitha kostot tuaja thelbësore, të tilla si qiraja, pagesa hipotekash, ushqim, shërbime komunale, sigurim shëndetësor, pagesa borxhi dhe pagesa makinash.
Nëse shpenzimet tuaja të nevojshme marrin më shumë se gjysmën e të ardhurave tuaja, mund t’ju duhet të shkurtoni kostot.
20 për qind e pagës suaj duhet të shkojë drejt kursimeve dhe investimeve
Kjo kategori përfshin kursime likuide, si një fond emergjence; kursimet e pensionit, dhe çdo investim tjetër. Ekspertët zakonisht rekomandojnë që të synoni të keni para të mjaftueshme në fondin tuaj të urgjencës për të mbuluar shpenzimet e jetesës midis tre dhe gjashtë muajve.
Disa gjithashtu sugjerojnë që së pari të krijoni kursimet tuaja emergjente, pastaj të përqendroheni në investime afatgjata.
30 për qind e pagës suaj duhet të shkojë drejt gjërave që dëshironi
Kjo kategori e fundit përfshin gjithçka që nuk konsiderohet si një kosto thelbësore, të tilla si udhëtimi, darka jashtë, blerjet dhe argëtimet. Kjo kategori mund të përfshijë gjithashtu azhurnime luksoze: Nëse blini një makinë më të bukur në vend të një makine më pak të shtrenjtë, për shembull, që futet në kategorinë tuaj të dëshirave.
Nuk ka një qasje të plotë për menaxhimin e parave, por plani 50-30-20 mund të jetë një rregull i mirë për të filluar nëse jeni i ri në menaxhimin e buxhet dhe po pyesni se si t’i ndani të ardhurat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme