Shoqata e Kultivuesve të Deleve dhe Dhive po kërkon nga Ministria e Bujqësisë të rrisë vlerën e subvencioneve për krerë për këtë kategori në 30 euro, ndryshe nuk e përjashtojnë mundësinë që të protestojnë dhe të bartin bagëtitë para ndërtesës së qeverisë.
Kryetari i kësaj shoqate, Emin Kolloni thotë se rritja e subvencioneve për blegtorinë është e domosdoshme edhe për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve që përdorin për kafshët.
Ai thotë se nëse nuk do të kenë mbështetje nga shteti do të detyrohen të ulin numrin e bagëtive.
“Nga viti i kaluar me ligj ka qenë e rregulluar që vlerën në kokë dele të jetë 20 euro, unë kam kërkuar që vitin aktual të ngrihen duke pasur parasysh pasojat e pandemisë COVID-19, vlerën e materieve ushqyese që na nevojiten për dimër për kope, ka një ngritje enorme (të çmimeve) ushqimi i kafshëve. Kam kërkuar që vlera këtë vit të jetë 30 euro për kokë dele, mirëpo nuk jam i sigurt se do të shqyrtohet dhe do të merret për bazë. Ne me kryesinë kemi vendosur dhe kemi parashtruar një kërkesë përmes email-it zyrtar të shefes së kabinetit të ministrit ka 15 ditë që e kemi bërë këtë kërkesë dhe nuk kemi marrë asnjë konfirmim për takim dhe do të takohemi me kryesinë e shoqatës dhe do të marrim vendim, që nuk dëshiroj ta them, ndoshta edhe për protesta edhe bartje të bagëtive në kryeqytetin e Republikës para institucionit të qeverisë”, thotë ai.
Kolloni shton se as shuma prej 30 eurosh nuk mbulon shpenzimet që i kanë si fermerë, derisa përmend se problem iu shkakton edhe tregtimi i deleve dhe dhive në mënyrë ilegale.
“Ne prej informalitetit kemi probleme, tregtimi në mënyrë ilegale i njerëzve kontrabandistë me mall të kontrabanduar nga shtetet përreth. Kemi kërkuar që të ketë profesionalizëm dhe kontroll rigoroze të kufijve, si dhe mbështetje materiale në subvencione”, thotë ai.
Ai shprehet se nëse nuk do të kenë përkrahje nga shteti do të detyrohen të ulin numrin e bagëtive.
“Blegtoria është ndër lëmit më të rënda të ekonomisë, mirëpo për ne si familje bashkë me tre vëllezërit e tjerë në fermën tonë posedojmë mbi 2 mijë e 500 krerë. E gjithë familja është e mobilizuar, kemi edhe fuqi të jashtme punëtore, 8 punëtorë të jashtëm i kemi bashkërisht në fermën e vëllezërve Kolloni. Me këtë degë të ekonomisë ia dalim, kemi arritur t’i kryejmë detyrimet familjare, mirëpo është ndër degët më të vështira të ekonomisë pa të cilën nuk mund të ekzistojë shteti. Pa bujqësi e blegtori nuk ka pavarësi shtetërore, nëse nuk ka pavarësi prodhuese. Nëse ne përkrahemi nga shteti do e dyfishojmë-trefishojmë sasinë e krerëve të deleve, mirëpo vazhdimisht nga mospërkrahja dhe nga jo mundësia e gjetjes së fuqisë punëtore kemi vështirësi dhe nëse nuk ekziston përkrahja detyrimisht duhet ta minimizojmë sasinë”, thotë ai.
Shpenzime thotë se u krijojnë edhe përpunimi i qumështit dhe djathit, që si fermë bëjnë katër lloje të djathërave. Me gjithë vështirësitë e punës me bagëtitë, Kolloni porosit të gjithë të rinjtë që të merren me blegtori dhe të mos lejojnë që të shuhet kjo veprimtari në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit