LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 17 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Filipine

Të paktën 17 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Filipine

Të paktën 17 persona janë vrarë pasi një avion ushtarak u rrëzua në jug të Filipineve, njoftoi më 4 korrik Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti.

Avioni me 92 persona në bord u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes, raportuan mediat.


Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.

“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për gazetarët.

Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa drunjve.

The New York Times ka raportuar se të paktën 17 trupa të pajetë janë gjetur, ndërkaq një komandant lokal është cituar të ketë thënë se numri i viktimave pritet të rritet.

Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori