LAJMI I FUNDIT:

Goshev: Zaev me vetëdije e margjinalizoi Dimitrov nga kontesti me Bullgarinë

Goshev: Zaev me vetëdije e margjinalizoi Dimitrov nga kontesti me Bullgarinë

Ish-politikani me përvojë Petar Goshev beson se Kryeministri Zoran Zaev me dije e margjinalizoi zv. Kryeministrin aktual për Çështje të Integrimeve Evropiane Nikolla Dimitrov dhe caktoi figura të diskredituara për të pohuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Kjo është ajo që ish-Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë tha në një deklaratë për “Deutsche Welle” në kontekstin e pritjeve të tij se qeveria dhe opozita nuk do të ndërtojnë konsensus për vijat e kuqe, pasi OBRM-PDUKM njoftoi iniciativë për një rezolutë në Parlament.

“Së pari, udhëheqja e LSDM-së as nuk mendon të deklarojë qartë se sa larg mund të shkojë në këtë rast – ndoshta, si në shumë raste të tjera, deri aty ku “paketa” mund t’u shërbehet njerëzve të uritur. “Ekspertiza” historike, gjithnjë në një variant të ri (varësisht nga dita, vendi dhe reagimet e publikut, të cilat na komunikohen vazhdimisht nga lideri i LSDM-së), thotë qartë se linja gjithmonë mund të zhvendoset gjithnjë e më tej.


Ndoshta për këto arsye, udhëheqësi i LSDM-së caktoi individë të diskredituar për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen me Bullgarinë, duke hequr dhe margjinalizuar Ministrin e Jashtëm të mëparshëm, i cili fitoi përvojë të rëndësishme në kryerjen e negociatave të vështira me Greqinë dhe pjesëmarrjen në përgatitjen e Marrëveshjes me Bullgarinë, e cila dhe përndryshe ai është më kompetent për atë punë se kushdo tjetër në Qeveri”, tha Goshev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori