LAJMI I FUNDIT:

ASH: Forumi i Prespës, keqpërdorim i institucioneve për promovim partiak të BDI-së

ASH: Forumi i Prespës, keqpërdorim i institucioneve për promovim partiak të BDI-së

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, ka akuzuar ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, se Forumin e Prespës për Dialog, e ka shfrytëzuar për të promovim partiak.

Nga ASH thonë se është edhe keqpërdorim i angazhimit dhe vullnetit të mirë të miqve të vendit tonë.

“Forumi i Prespës për Dialog, i organizuar këto dy ditë nga MPJ, Bujar Osmani, nga pozicioni i tij fillestar si ministër kaloi në promovim kryekëput partiak dhe keqpërdorim klasik i mysafirëve ndërkombëtar për llogari të partisë dhe liderit të tij, të cilët për dy dekada mbajtën bllokuar zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit duke e kthyer vendin nën qeverisje regjimi. Ky eveniment është edhe keqpërdorim i angazhimit dhe vullnetit të mirë të miqve të vendit tonë. Bartësit e institucioneve lënë anash, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht se në çfarë cilësie mori pjesë Ali Ahmeti në këtë forum të organizuar me paratë e qytetarëve. Nëse ka qenë si deputet, kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka edhe 119 deputetë të tjerë, e nëse ka qenë si kryetar partie, ka poashtu edhe shumë kryetarë të tjerë të partive te cilët dhanë kontribut vendimtar në këtë proces”.


“Veç kësaj, marrë parasysh faktin se kjo konferencë është e fokusuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale në rajon, nuk ka sesi të mos bie në sy mungesa e autoriteteve bullgare, në kohën kur kontesti me Sofien po pengon hapjen e negociatave me BE-në. Kjo natyrshëm ngrit dilemën nëse pala bullgare ka bojkotuar konferencën apo nuk është ftuar fare. Me këtë ngjarje, udhëheqësit e BDI-së edhe një herë dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj të dialogut demokratik, zhvatësit më të korruptuar të pasurisë publike dhe manipulatorët më të mëdhenj të agjendës së integrimeve”, thonë nga ASH.

Në fund thonë se ata do të njoftojnë përfaqësitë diplomatike të vendeve mike për këtë siç thonë, keqpërdorim të ulët e të turpshëm nga ana e BDI-së, me çka sipas ASH-së, u devalvua edhe dialogu i brendshëm edhe dialogu rajonal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori