LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Qytetarët duhet të jenë të qetë, vaksinat tashmë janë shpërndarë

Filipçe: Qytetarët duhet të jenë të qetë, vaksinat tashmë janë shpërndarë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se vaksinat tashmë janë shpërndarë dhe se nga dita e hënë po zbatohet imunizimi në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Filipçe theksoi se këtu janë përfshirë edhe Qendrat për vaksinim masiv siç janë sallat sportive dhe spitalet.

“Dje u parashtrua një pyetje rreth dokumentimi dhe lejeve. Dëshiroj të sqaroj se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe nuk ka mundësi që të lëshohet ndonjë ilaç duke përfshirë edhe vaksinën, nëse nuk merr pëlqim nga Agjencia për Barna. Ne aplikuam me dokumentacion të përshtatshëm që nevojitet për importimin e importit të ilaçit, ndërsa ajo vjen edhe para arritjes së vaksinave në Agjencinë për Barna”, tha Filipçe duke sqaruar se bëhet fjalë për proces administrativ.


Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 334.386 qytetarë. Në shtet janë aplikuar 557.400 doza vaksinash, ndërsa 223.014 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/