Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se ka plan nga Qeveria për të ndërprerë procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili duhet të rinis në muajin shtator.
Ai këto komente i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga New Yorku. Ai tha se marrëveshjeve mes Zaevit dhe Mickoskit, kundër regjistrimit, fuqinë politike ua jep kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Unë shpresoj që të jemi gabim në konstatimin tonë dhe në paralajmërimin se ky proces jo që është shtyrë, por përfundimisht po punohet që të ndërpritet si i tillë, si proces. Nga ana tjetër regjistrimi i popullsisë ka marrë dimensionin e një kauze në Maqedoninë e Veriut duke marrë parasysh që ka mbi 20 vite që nuk kemi aspak regjistrim të popullsisë. Fatkeqësisht kjo erdhi si rezultat i një takimi ndërmjet krerëve të subjekteve politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilin unë e pata vlerësuar aso kohe si kryetarë partie, si një takim ndërmjet kryetarësh të partive politike maqedonase që s’do të duhej të prodhonte asnjë efekt politik”.
“Fatkeqësisht në këtë konstatim timin unë gabova, sepse Ahmeti ia dha fuqinë politike këtij takimi dhe efekti i parë politik i prodhuar nga ky takim ishte ndërprerja ose shtyrja e regjistrimit, nën pretekstin e gjoja situatës me korona virusin që s’ka të bëjë fare me të vërtetën. Mos të harrojmë që përpara këtij momenti ishte një aksion politik i opozitës maqedonase, OBRM-PDUKM-së dhe të majtës që mblodhën edhe nënshkrime në mënyrë që të anulohet regjistrimi i popullatës”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.
Ai gjithashtu ka folur për politikat e Aleancës për Shqiptarët, ku tha se ato janë të mishëruara me interesat amerikane në Ballkan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025