LAJMI I FUNDIT:

Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim 35-minutësh midis dy aeroporteve

Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim 35-minutësh midis dy aeroporteve

Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim 35-minutësh midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë, Sllovaki.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina fluturuese AirCar, është e pajisur me një motor BMW.


Krijuesi i tij, Profesor Stefan Klein, tha se mund të fluturonte rreth 1,000 km (600 milje), në një lartësi prej 2,500m dhe kishte kaluar 40 orë në ajër deri më tani.

Dhe kjo makinë, duhen dy minuta dhe 15 sekonda për tu shndërruar nga makina në fluturake.

Profesor Klein që e çoi drejt e në pistë e përshkroi përvojën, herët në mëngjes të hënën, si “normale” dhe “shumë të këndshme”.

Në ajër, automjeti arriti një shpejtësi prej 170 km/h, mund të mbajë dy persona, me një peshë të kombinuar prej 200 kg.

Por ndryshe nga prototipet e taksive dron, ai nuk mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht dhe kërkon një pistë. /Telegrafi/