LAJMI I FUNDIT:

Aksidentalisht miliarder për disa ditë, amerikanit i depozitohen në llogarinë bankare 50 miliardë dollarë – i “shijoi” vetëm katër ditë

Aksidentalisht miliarder për disa ditë, amerikanit i depozitohen në llogarinë bankare 50 miliardë dollarë – i “shijoi” vetëm katër ditë

Një familje nga Louisiana në mënyrë krejtësisht aksidentale është bërë miliardere për disa ditë, pasi në llogarinë e tyre bankare u depozituan 50 miliardë dollarë – duke u bërë kështu familja e 25-të më e pasur në botë – dhe atë për më pak se katër ditë.

Agjenti i patundshmërive në Baton Rouge, Darren James, 47-vjeq, ka thënë për Fox se si këtë muaj një ditë është detyruar të kthehet më herët nga puna – ku gruaja e tij e priste me pasqyrën e llogarisë së tyre bankare – duke i kërkuar ta shikoj mirë, transmeton Telegrafi.

“Hape dhe do ta shohësh që në llogari kemi 50 miliardë dollarë”, tha James, i cili u befasua nga fakti se në mënyrë krejtësisht aksidentale u bë shumë i pasur.


“Të gjithë thamë njëzëri se kush do të troket në derën tonë, pasi që nuk ishim në dijeni për prejardhjen e tyre”, shtoi ai.

Megjithatë pranoi se në një moment mendoi se mund të kishte qenë “daja i tij i pasur” që i ka lënë para – e me atë shumë të parave do ta rangonte një vend nën themeluesin e Nike, Phil Knight.

“Nuk mund ta mohoj që ishte ndjenjë e mirë të shohësh kaq shumë zero në llogari”, ka thënë ai me një dozë shakaje.

Megjithatë James dhe gruaja e tij i telefonuan bankës për të mësuar për arsyen e kësaj shumë të majme të parave – por ato mbetën në llogari edhe për disa ditë.

“Ishim miliarder për katër ditë. Ishte një ndjenjë e mirë, pavarësisht që nuk mund të bënim asgjë me to. E dinim që nuk ishin paratë tona. Nuk i kemi fituar ne, dhe për këtë nuk mund të bënim asgjë me to”, ka thënë James i cili dikur kishte punuar si polic.

Por gjithçka u sqarua kur nga banka Chase thanë se kishin pasur një problem teknik, që mund të ketë ndikuar te disa llogari të caktuara – dhe se paratë u janë marrë nga llogaria. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori