Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën mbrojti idenë e mbajtjes së një takimi të Bashkimit Evropian me presidentin rus Vladimir Putin, duke argumentuar se ai do të ofronte një mundësi për t’u përballur me Putinin me shqetësimet evropiane.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ideja u refuzua javën e kaluar nga anëtarët lindorë të BE-së.
Siç thuhet më tej, në një samit të premten, udhëheqësit e BE-së ranë dakord vetëm të “eksplorojnë formatet dhe kushtet e dialogut me Rusinë”,
Aty nuk u përmend asnjë takim i nivelit të lartë ose plane për një samit me Putin, një ide që Gjermania dhe Franca e kishin shtyrë.
Dhe rezultati pasqyroi ndarje të thella në qasjen e BE-së me 27 vende me Moskën.
Po sipas mediave të huaja, BE shqetësohet se Putini po bëhet gjithnjë e më autoritar dhe dëshiron të distancohet nga Perëndimi.
Si ajo, ashtu edhe aleanca ushtarake e NATO-s po përpiqen ta rikthejnë Rusinë në tryezë.
“Shqetësimi ishte që ne ndoshta nuk do të ishim në gjendje të krijonim një front të bashkuar, (dhe) një samit i tillë sigurisht që kërkon përgatitje shumë intensive”, tha Merkel në një seancë pyetje-përgjigje me ligjvënësit gjermanë dhe francezë.
Ajo tha se kjo do t’i lejojë evropianët “të adresojnë të gjitha pyetjet që na rëndojnë dhe gjithashtu ato për të cilat ne duam të bashkëpunojmë”.
Duke përmendur shqetësime të tilla si “sulmet hibride” me të cilat janë përballur Gjermania, Franca, Italia dhe vendet Baltike, Merkel shtoi: “është më mirë jo vetëm të flasim gjithmonë për këtë mes nesh, por të ballafaqohemi me presidentin rus me këto gjëra dhe të themi se bashkëpunimi i dobishëm nuk mund të ndodhë mbi një bazë të tillë”.
“Marrëdhënia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian nuk është me të vërtetë e mirë për momentin, por edhe në Luftën e Ftohtë kemi biseduar me njëri-tjetrin”, tha Merkel. “Kështu që unë mendoj se të mos flasësh nuk është e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?