Problemi i papunësisë mbetet në krye të shqetësimeve që kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në bazë të hulumtimit që ka realizuar Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI. Përkatësisht në pyetjen se cili është për ju problemi më i rëndësishëm, 23% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, e kanë apostrofuar si shumë problematike çështjen e papunësisë dhe 22 për qind e të anketuarve, e kanë apostrofuar si problematike pandeminë dhe shqetësimet për qasjen në vaksinat kundër COVID-19.
Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë se Veriut brenda pesë vjetëve të ardhshëm, deri në vitin 2026, synon të përgjysmoj numrin e personave që kërkojnë punë, nga 16 për qind sa është aktualisht, në 8.6 për qind. Përderisa mesatarja e papunësisë në nivel të vendeve evropiane, është në shkallën prej 6 për qind. Në bazë të Strategjisë Fiskale, të cilën e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut parashihet që në planin afatmesëm, shkalla e papunësisë të ulet në 8.6 për qind, përderisa shkalla e punësimit të ngjitet në 54 për qind të popullsisë së përgjithshme.
“Në periudhën afatmesme, norma e rritjes ekonomike do të tejkalojë 5%, shkalla e papunësisë do të ulet në 8.6%, ndërsa shkalla e punësisë do të arrijë në 54.3%; paga mesatare do të rritet me normë mesatare prej rreth 4%, investimet bruto do të rriten deri në 36.2% në vitin 2026, ndërsa eksporti do të rritet me normë mesatare prej rreth 8.8%”. Këto projeksione janë pasqyruar në Strategjinë Fiskale, për periudhën kohore 2022-2024, me perspektivë deri në vitin 2026.
Tonet optimiste nga ana e qeverisë për sa i përket uljes së shkallës së papunësisë, vijnë në kohen kur ekonomia përpiqet të shërojë plagët që i ka shkaktuar kriza e pandemisë. Në bazë të të dhënave të Agjencisë për Punësim, mbi 17 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës si rrjedhojë e krizës së pandemisë.
Nga Instituti për Politikë dhe Hulumtime Ekonomike “Finance Think”, thonë se të dhënat e kuartalit të fundit të vitit të kaluar 2020, si dhe ata të kuartalit, tregojnë se evidente është një stabilizim i ndjeshëm i tregut të punës, megjithëse kanë nënvizuar se duhet të jenë të kujdesshëm për sa i përket parametrave të shkallës së papunësisë, si para për faktin sepse në një aspekt, efekti i masave të qeverisë (masat anti krizë) ngadalë shteren dhe e dyta, të gjithë ata që në vlugun e pandemisë ishin dekurajuar të kërkojnë punë, akoma nuk janë aktivë në kërkim të punës, por kjo gjë do të ndryshojë me përfundimin e pandemisë”.
Nga Finance Think, kanë nënvizuar se pandemia ka edhe anën pozitive, pasi rreth 14 mijë të punësuar të cilët ishin të përfshirë në ekonominë informale, për të shfrytëzuar masat anti krizë, përkatësisht për të aplikuar për subvencionimin e pagave, punëdhënësit i kanë paraqitur të njëjtit, megjithëse nënvizon se arteriet qeveritare tani duhet të gjejnë mekanizma që të njëjtit punëdhënësit, t’i mbajë edhe më tej në marrëdhënie pune./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025